Këlliçi: Nuk jam kundër ndërtimit dhe zhvillimit, jam për një Tiranë policentrike
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Belind Këlliçi, kandidat për bashkinë e Tiranës u shpreh se ai nuk është kundër ndërtimit dhe zhvillimit.
Ai tha se ndërtimet mund të bëhen diku tjetër dhe se Tirana mund të jetë policentrike duke u zhvilluar edhe në periferi.
Këlliçi: Nuk jam kundër ndërtimit dhe zhvillimit. Jam për një Tiranë policentrike dhe që merr frymë. Jam pro teatrit të ri, por nuk kishte pse të shembej ai i vjetri, atë pasuri që kemi ta ruajmë. Mund të bëhet teatri diku tjetër. Mund të ndërtojmë diçka në Kombinat ose Laprakë.