Këlliçi: Nuk do të heq dorë nga të ardhurat e ndërtimit, por nuk do të kem prioritet babëzinë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Belind Këlliçi, kandidat për bashkinë e Tiranës u shpreh se nuk do të heq dorë nga të ardhurat e ndërtimit.

Ai tha se nuk do të ketë të njëjtën qasje si kryebashkiaku aktual i bashkisë së Tiranës për të ndërtuar në qendër.

Këlliçi: Nuk do të heq dorë nga të ardhurat e ndërtimit, por sigurisht nuk do të kem prioritet që ka kryetari aktual i bashkisë për të ndërtuar me klientelën e tij duke ndërtuar në qendër dhe duke shkatërruar trashëgimisë kulture dhe duke mbingarkuar vijën e verdhë të Tiranës.

Trualli privat në Tiranë duket të zhvillohet duke u bazuar në plane, 10 ose 20-vjeçare. Ne sot akoma krenohemi me bulevardin e ndërtuar nga italianët.

EMISIONET