Gjiknuri i dorëzon postin Klosit: Shkarkimi nuk ka lidhje me Incineratorët, ndaj meje s'ka hetim pasuror
Në dorëzimin e detyrës së sekretarit të përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri ka kundërshtuar akuzat se shkarkimi bëhet për shkak të hetimeve të SPAK për incineratorët.
Duke deklaruar se gjithcka bëhet për riorganizimin e socialistëve, ai theksoi se koncesionet e mbetjeve janë vepra që sollën pastrimin.
“Hetimi ka vite që ka nisur, nuk më kanë thirrur ndonjëherë, nëse do më thërrasin natyrshëm do të jap shpjegim. Roli i ministrit të energjisë ka qenë periferik… E them me bindje se ato vepra janë të gabuara. Ato vepra janë në dobi të publikut, të qytetarëve. Sot në Elbasan ka një vepër që prodhon energji. Vendimet duhen para në kontekst të gjerë. Nuk ndihem i keqardhur. Jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme. Më pëlqen që ta shoh veten në pozicione prej 360 gradë”, u shpreh ai.
Gjiknuri shton se nuk është thirrur nga SPAK, por shton se respekton drejtësinë e re.
"S'jam thërritur në SPAK, s'kam hetim pasuror, po të më thërrasin do dëshmoj," tha ai.
Sa i përket akuzave të opozitës për licensën e energjisë në incineratorin e elbasanit ai shprehet se gjtihçka është ligjore.
Në fjalën e tij Gjiknuri solli në vëmendje se PS fitoi 53 bashki, por si ai dhe Blendi Klosi në marrjen e detyrës shtojnë se do të jetë kongresi i jashtëzakonshëm që do të reformojë selinë rozë.