Gjiknuri i kalon Klosit detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm: Në shtator nisim procesin zgjedhor në PS

Gjiknuri i kalon Klosit detyrën e Sekretarit të

Damian Gjiknuri i ka kaluar sot zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, kolegut të tij, Blendi Klosi.

Shkarkimi i Gjinkurit u vendos në asamblenë e PS-së pak ditë më parë. Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri falënderoi bashkëpunëtorët e tij dhe i uroi suksese Klosit. Ai tha se PS ka nisur një analizë për rezultatin në zgjedhje, ndërsa paralajmëroi se në shtator do të nis procesi zgjedhor në parti.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua, pasi pas 2 vitesh ia dorëzoj këtë detyrë një kolegu të nderuar. PS iu nënshtrua një procesi riorganizimi. PS iu nënshtruar një organizimi që nga drejtimi i partisë deri te sekretariatet. Rezultati i zgjedhjeve të fundit PS arriti që të merrte një fitore historike. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e ri. PS ka nisur një proces analize mbi këtë rezultat, dhe sekretariatit iu ofrua që të jepej dorëheqje. Në shtator do të jemi në një proces reformimi. Organizatat janë të forta dhe të qëndrueshme kur nxjerrin mësim dhe nga fitoret. I uroj zotit Klosi, që do të dijë të çojë në një stad të mirë organizimin në funksion të betejave elektorale. Suksese.”, tha Gjiknuri.

EMISIONET