Pas hekurave për blerje votash, ministri grek takon në qeli Fredi Belerin, një ditë pas vendimit të gjykatës
Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve Johanis Ikonomu ka takuar sot në paraburgim Fredi Belerin, i arrestuar për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit 2023.
Mësohet se ai ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.
Vizita e ministrit te brendshëm vjen pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit, ndërsa pritet edhe një deklaratë për mediat pas përçudnimit të takimit.
Arrestimi i kandidatit opozitar Fredi Beleri dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit në Himarë provokoi një acarim në marrëdhëniet e Tiranës me Athinën, sepse ai përfaqëson Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.
Kryeministri Kyryakos Micotaqis ka ngarkuar deputetin e partisë “Demokracia e Re”, Angelos Syrigos, i cili u takua me 12 gusht me Belerin në qelinë ku ai mbahet i izoluar prej 4 muajsh.
Ndërsa Greqia kërkoi shpjegime në rrugë diplomatike, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pas ndalimit nga prokuroria të kandidatit të opozitës për Himarën se duhet respektuar pavarësia e organeve të drejtësisë, dhe bëri thirrje që të priten me durim provat dhe fjala e drejtësisë dhe askush të mos nxitohet me përfundime politike.