Mediu dhe Duka në Lushnje: Bashkë për Sharkën, të trokasim në çdo derë
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka e vijuan fushatën për zgjedhjet e 14 majit me mbështetësit në Lushnje. Në garën për kryetar të bashkisë ata bënë thirrje për të mbështetur Eduard Sharkën i propozuar nga koalicioni "Bashkë Fitojmë".
"Një specialist që jeton me hallet e fermerëve dhe banorëve të zonës, që nuk ka rreshtur kurrë së luftuari për të drejtat e njerëzve. Punëtor dhe i ndërshëm," tha Duka.
"Këta kërcënojnë nga puna, me shkatërrim biznesi, prone. Mendojnë që mund të blejnë votën, nderin e çdo shqiptari," tha Mediu.
14 maji thanë ata është dita e shqiptarëve, ndaj dhe për këshillat theksuan mbështetjen për kandidatët e paraqitur prej tyre në lista.
"Prandaj iu bëj thirrje juve që më 14 maj dhe gjatë këtij rrugëtimi të trokasim në çdo derë," tha Mediu.
Në takim u theksua se duhet të punohet për ti dhënë mbështetje fermerëve, si një mundësi për të zhvilluar vendin dhe për rritjen e ekonomisë.