Incidenti në mitingun e PS-së në Lezhë dhe shoqërimi i 3 qytetarëve, Gjekmarkaj: U stis nga policia

Incidenti në mitingun e PS-së në Lezhë dhe shoqërimi i

Demokrati Agron Gjekmarkaj ka folur para mediave pas daljes nga komisariati i Lezhës ku ishte i pranishëm për të ndërmjetësuar ndalimin e shoqërimit të tre qytetarëve.

Gjekmarkaj tha se shoqërimi i tre personave gjatë mitingut të PS-së në Lezhë është një konflikt artificial dhe i stisur nga policia bashkiake.

Ai shtoi se policia po përdoret politikisht dhe se protestuesit janë marrë forcërisht pasi ishin paqësorë dhe kishin hapur vetëm një parrullë ku shkruhej “Na u zu fryma”.

Gjekmarkaj theksoi se kjo është e vërtetë pasi qytetarëve të Lezhës po u merret fryma nga ndotja që po u bëhet nga një fabrikë në këtë zonë.

Ai theksoi se protesta në një vend demokratik është një akt normal dhe pas protestës kthehen në shtëpi dhe jo në Komisariat.

EMISIONET