Xhihani në "Ora e Botërorit": Spanja e ka të rrënjosur lojën, sfidë tejet e vështirë për Francën

I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Andi Xhihani ka ndarë parashikimet dhe analizën e tij për përballjen e madhe mes Francës dhe Spanjës, duke vënë theksin te filozofia e palëkundur e lojës spanjolle që nis që nga akademitë e moshave.

"Tani, ideja është kështu. Unë e kam thënë që në fillim që unë Francën do ta shoh në qoftë se do përballet me Spanjën. Dhe ja, momenti erdhi. E tha dhe profja domethënë, që ne e shohim nga televizori dhe vetëm analizojmë atë që shohim.

Patjetër, dhe ato që lexojmë. E drejtë, e saktë. Spanja e ka të rrënjosur mënyrën se si luan futboll. Ato e kanë që fëmijë, që pesë vjeç punojnë në akademitë e tyre për të bërë këtë lloj futbolli. Dhe ideja është që do ishte shumë e vështirë për çdo skuader", u shpreh Xhihani.

EMISIONET