Hetimi te ''Shëndetësia'', Vasili: Komisioni ka njëfarë zhbllokimi, në qershor fillon marrja në pyetje e dëshmitarëve

Deputeti I PL-së, Petrit Vasili në një intervistë në Ora News u shpreh se komisioni i hetimit për Shëndetësinë ka njëfarë zhbllokimi pasi është dakordësuar që të ketë disa vizita faktmbledhëse në disa struktura shëndetësore.

Vasili: Ndodhemi në një moment ku komisioni ka njëfarë zhbllokimi.

Sepse është dakordësuar që të ketë disa vizita faktmbledhësë në disa struktura shëndetësore.

Ndërsa në javën e parë të qershorit, të fillohet edhe me pyetjen e  dëshmitarëve të caktuar të gjykuar të vlefshëm nga komisioni për tu dëgjuar në komision.

Kjo është një element pas një kohë të gjatë të humbur për shkak të bllokimit nga deputetët e Rilindjes.

Kanë shpenzuar plot 2 muaj nga puna e komisionit, kur ndërkohë që këto cështje mund ti kishin filluar kohë më parë dhe kur nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë pengesë.

Thjesht dhe vetëm deputetët e Rilindjes me urdhërin politik të Edi Ramës bën të pamundur që të shpenzonin sa më shumë kohë me idenë që duke mbetur më pak kohë në dispozicion, ky hetim nuk do të kryhet deri në fund.

Gjë që besoj se është një lloj iluzioni i tyre sepse patjetër që opozita në komisionin hetimor të kontratave për koncencionet në Shëndetësi patjetër do ti shkojë këtij hetimi me të gjithë këmbënguljen dhe vendosmëri deri në fund.

Do të fillojë me disa vizita punë në spitalin e Traumës këtu në Tiranë, në Durrës, në Shkodër dhe pastaj do të fillohet në 3 qershor të paktën me cfarë është dakordësuar me pyetjen e përfaqësuesve të kontrollit të lartë të shtetit dhe pastaj aktorëve të tjerë.

EMISIONET