Dogjani: Hera e parë që shohim lëvizje brenda PS pas 12 vitesh! Ajo që ishte një forcë konsoliduar, tani ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit” për të diskutuar lëvizjet e fundit brenda Partisë Socialiste, përfshirë shpalljen e kandidaturës së Erjon Braçes për bashkinë dhe ndryshimet e brendshme që po shihen si të parat pas një dekade stabiliteti.
Dogjani vuri theksin te transformimi i PS-së gjatë viteve, duke argumentuar se figura si Braçe mbeten ndër pakët që përfaqësojnë linjën tradicionale socialiste.
“Pas 12 vitesh kemi parë lëvizje të brendshme brenda Partisë Socialiste. Ajo që ishte një forcë konsoliduar tani po ndryshon dhe Braçe është ndër të paktët që mbajnë frymën socialiste.”- tha Dogjani.
Ai theksoi gjithashtu ndikimin e largimeve të vazhdueshme të socialistëve të vërtetë nga strukturat drejtuese.
“Nga një palë zgjedhje në tjetrën, shumë socialistë janë larguar nga drejtimi, dhe ajo që mbetet sot mban vetëm emrin e Partisë Socialiste, por jo domosdoshmërisht idenë socialiste.”- u shpreh deputeti demokrat.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS:

