Hamataj: Koalicioni i opozitës, absurd. Futja e PDIU-së me PBDNJ-në njësoj sikur Albin Kurti të bëjë koalicion me Listën Serbe
Për Ermal Hamatajn koalicioni i Opozitës prej 26 partish që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit është disi i çuditshëm për sa i përket mundësisë së bashkëpunimit mes tyre.
I ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News”, Hamataj theksoi se ky është një koalicion me parti që një zot e di si rrinë bashkë.
“Do ishte mirë që koalicioni që po bën opozita të ishte po aq mirë sa koalicioni që po bën SPKA-u nga ana tjetër, apo drejtësia, të paktën të ishte opozita të vilte ato fryte që po jep SPAK-u, apo drejtësia.
Por realisht koalicioni është i madh, i çuditshëm, e deri në absurd.
Një koalicion që ka brenda emra anonim, absurd, apo edhe parti pa vota. Është një koalicion që një Zot e di se si mund të jenë bashkë në këtë koalicion.
Por me paralelizëm kam thënë që ky është një koalicion ku janë futur partia çame dhe partia e minoritetit grek është njësoj sikur Albin Kurti dhe Vetëvendosja të bënte koalicion me Listën Serbe”, u shpreh Hamataj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”


