Gurra: Ku është anëtarësia e PD-së sot? Haklaj: Sot Berisha nuk është as kryetar i Foltores
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Hysni Gurra, Analist pyeti Azgan Haklaj, ish-deputeti i PD-së se ku ndodhet anëtarësia e PD-së sot.
Ai tha se Sot Berisha nuk është kryetar i Foltores dhe as kryetar shoqate, duke shtuar se me çfarë vule ka firmosur formularët.
Gurra: Kjo anëtarësi politike që iu mori ju nga burgu dhe iu dërgoi në Kuvend, ku është sot?
Haklaj: Të bëjmë një shpjegim shterues. Sot Berisha nuk është kryetar i Foltores dhe as kryetar shoqate. Mos e personalizo. Si janë zgjedhur delegatët dhe me çfarë vule janë firmosur formularët. Zhukri mori një vend antiligjor dhe antikushtetues. Apeli ka marrë një vendim unik tashmë.