Çipa: Berisha është i izoluar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, mban peng PD-në

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Aleksandër Çipa, gazetar u shpreh se Berisha është i izoluar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.

Ai tha se Berisha mban peng partinë për më shumë se sa një vit dhe kjo është një gjë që nuk ta beson njeri në perëndim.

Çipa: Ne kemi marrë në konsideratë izolimin që ka Berisha me ShBA-të, por është edhe Britania e Madhe. Në spektrin e partive ndërkombëtare nuk kanë partner. Kjo e zhbën seriozitetin e operimit të partisë në nivel përfaqësimi partiak.

Berisha mban peng partinë për më shumë se sa një vit dhe kjo është një gjë që nuk ta beson njeri në perëndim. Sepse kjo vjen edhe si kosto.

EMISIONET