Gupi: Rama tenton ta shesi SPAK-un, si arritjen e tij më të madhe të tre mandateve të tij
Gazetari, Marsid Gupi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Rama tenton ta shesi krijimin e SPAK si arritjen e tij më të madhe gjatë tre mandateve.
Gupi: Nëse ka një reformë me të cilën Rama tenton ta shesi si një arritje e madhe e gati tre mandateve të tij të qeverisjes është pikërisht kjo që, ka garantuar një institucion të pavarur siç është SPAK, dhe jo më larg se para disa muajsh ne dëgjuam duke thënë se i ka dhënë edhe shpatën e drejtësisë dhe nga një drejtësi e cila më përpara dirixhohej nga politika, krijuan një institucion të pavarur.
Por në kontekstin tim është diçka komplet ndryshe.
Për tu aderuar në BE janë disa kritere, janë kriteret politike, kriteret ekonomike dhe kriteret e përafrimit të legjislacionit.
Normalisht kërkesa kryesore ka qenë pavarësia e gjyqësorit dhe reforma në drejtësi, pra procesi i vetingut.
Por ky është një nga elementët.
Ka edhe një sërë elementësh të tjerë.
Elementi kryesor është zgjedhjet e lira e të ndershme dhe një demokraci funksionale.

