GODET “Lolita”: Erion Veliaj cakton si avokat Plarent Ndrecën, edhe ky i pandehur për vete. Sokol Sadushi i përfshin të dy në paketën e “ndihmës juridike”?

Këtë të martë u mbajt në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës në themel për Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë, ku kryebashkiaku i arrestuar që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar zgjodhi të mos paraqitej personalisht në sallë.
Por për habinë e të gjithë Veliaj në këtë proces kishte zgjedhur të përfaqësohet nga avokati më i ri në tregun e drejtësisë, ish-deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, edhe pse ky i fundit është nën akuza për korrupsion kur punonte në administratën, konkretisht për abuzimet me tenderat e Komisariateve të Ppolicisë në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme.
Pikërisht kjo situatë tashmë është shndërruar në kryefjalën e orëve të fundit në rrjet, ku nuk po kursehen batutat dhe humori i zi për asnjërin prej këtyre protagostëve që kanë hesape pa fund me drejtësinë.
Një reagim epik së fundmi ka ardhur nga faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita”!

“Erion Veliaj cakton si avokat Plarent Ndrecën, ndërkohë Ndreca është i pandehur për vete.
Jam shumë kurioze, Sokol Sadushi i përfshin të dy në paketën e “ndihmës juridike”, apo vetëm Veliajn? Shyqyr Zotit që ky vend nuk të le asnjë ditë pa material, se do e kisha mbyllur faqen”, ironizon “Lolita”.

