"Gjithë shteti tallava!" Gazetari: Rama s'i imponoi dot shtetit shijet e tij artistike, ju imponua Luizi atij
Gazetari Reldar Dedaj i ftuar në "Drejt" komentoi këngën e fushatës së PS.
Sipas tij, Rama nuk ju imponua dot shtetit me shijet e tij artistike por ishte Luizi dhe Big Brother që ju imponua kryeministrit.
Dedaj: Lidhur me këngën audienca duhet të kuptojë se përmes vulgut, mesazheve të lehta. Këngët në fushatë kanë pjesë e gjithë ekspozimit të instrumentave që përdorin për të shkuar te bindja. Përmes vulgut, spektaklit, agresivitetit, sharjeve dhe përqeshjeve kalojnë mesazhe tepër të rëndësishme.Rama e kupton që për të kapur masën duhet banalitet. Gjërat e thjeshta, që nuk krijojnë ndarje, që nuk prekin asgjë të rëndësishme janë gjëra që gjejnë konsensus te të gjithë. Duke kapur një kod masiv që është i kuptueshëm nga të gjithë i bën përshtypje të gjithë shtresave. Imagjionoje kur fut banalitetin, përdor një muzikë tallava. gjithë shtetio jonë ëhstë tallava. Fatkeqësisht kryeministri nuk arriti ti impononte shijet e tij artistike këtij shteti, ishte Luizi që shijet e veta artistike arriti t'ia imponojë kryeministrit.