Genc Burimi: Nëse Rama qëllon mbi turmë në protestë atëherë ke revolucion

Genc Burimi: Nëse Rama qëllon mbi turmë në protestë

Në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, gazetari Genc Burimi u shpreh se të kesh në fuqi sot Ramën, Berishën apo këdo tjetër, amerikanët do të ishin pro-shqiptarë se i duhemi si një bazë e NATO-s.

Ai tha se por nëse Rama qëllon mbi turmë në protestën e 11 shkurti të thirrur nga opozita shqiptare, atëherë do të ketë revolucion.

Burimi: Nëse duhet izoluar një person në Evropë ai është Vuçiç, por nuk e kanë bërë. Irani është dënuar për dënimet me vdekje, po ashtu e bën edhe Arabia, por jemi kundër vetëm Iranit dhe jo Arabisë. Shqipëria ka një interes shumë të madh për Amerikanët për harmoninë e NATO-s.

Të kesh në fuqi sot Ramën, Berishën apo këdo tjetër, amerikanët do të ishin pro-shqiptarë se i duhemi si një bazë e NATO-s. Medie në perëndim janë shumë të ndjeshme ndaj Orbanit dhe Erdoganit. Por në Shqipëri nuk ka sensibilitet, ndërsa opozita është shumë e mbyllur. Por nëse Rama qëllon mbi turmë atëherë ke revolucion.

EMISIONET