Fushatë me rritjen e pagave, Meta: Rama po dhunon hapur Kodin Zgjedhor

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar lëvizjet e fundit të qeverisë “Rama”, ndërsa theksoi se kryeministri po dhunon hapur Kodin Zgjedhor.

“Ai doli thjesht dhe vetëm për të manipuluar me premtime boshe shqiptarët. Ajo që shqiptarët e kanë provuar se qeveria Rama ka rritur koston e jetesës, ndërsa rrogat dhe pensionet gjatë 10 viteve të tij kanë pasur rritjen më të ulët se kurrë ndonjëherë. Është fakt se teksa në periudhën 2005-2-10 u rritën, ky që premtonte rritje.

Nga vitit 2013 deri në 2022 u rritën çmimet në mënyrë galoponte.  Është fakt se në qeverisjen e Ramës pagat minimale dhe mesatare janë më të ulëta në rajon dhe në vendet e tjera. Pse priti muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët kur të ardhurat që ka mbledhur shteti i kishte që në fund të dhjetorit të 2022-it.”, tha Meta.

ilir meta pagat rama

EMISIONET