Fushata VIP për Veliajn, Alfred Lela: Dajrexhinjtë këtë radhë kanë zgjedhur dasmën me më shumë lekë

Alfred Lela, drejtor komunikimi në PD, i ftuar në "Ora e Betit" duke komentuar përfshirjen e artistëve në fushatën elektorale në mbështetje të kandidatit socialist për kryebashkiak të Tiranës thotë ata janë njerëz që shkojnë pas parasë dhe fuqisë së pushtetit.

"Tregon se nuk kanë pasur bindje, janë intersea. Kanë qenë intersa dhe në kohën e Berishës dhe tani. E bëjnë për një interes financiar. Dikur thonin na ktheni Tiranën dhe tani thonë Tirana është kthyer. Këtë kontraditë ne duhet t'ua kapim por ata janë në të drejtën e vet ti bien dajres për kë të duan se ata dajrexhinj janë, nuk janë ndërtues të bombës atomike. I bien dajres dhe shkojnë në cilën dasmë të duan, këtë radhë kanë zgjedhur dasmën që ka shumë lekë. Dasma e lali Erit e dimë që është dasmë me lekë".

ora e betit zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET