Fushata në Kavajë, Salianji në krah të kandidatit Qosja: Më 14 maj bashkia do t’u rikthehet qytetarëve!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2023, 14:15
Deputeti i PD Ervin Salianji së bashku me kandidatin për koalicionin “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kavajë Fisnik Qosja, kanë zhvilluar takime me qytetarët në lagjen "Sallbeg".
Në një status në Facebook, Salianji shkruan se mbështetja e treguar nga banorët rikonfirmoi se në 14 maj bashkia do t’ju kthehet qytetarëve dhe se Kavaja do t’i rikthehet demokratëve.
“Në lagjen Sallbeg mbështetja masive rikonfirmoi se në 14 Maj bashkia ju rikthehet qytetarëve, Kavaja rikthehet demokratëve! #Fisnik Qosja”, shkruan Salianji në Facebook.