Fshehu dënimin në Greqi, Caka: Po si nuk gjete një kandidat të hajrit, po vetëm të dënuar e hajdutë

Fshehu dënimin në Greqi, Caka: Po si nuk gjete një kandidat

Edhe Sekretarja për Mërrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka reaguar pas lajmit të publikuar nga “Ora News” se Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari nuk ka deklaruar dënimin nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Përmes rrjeteve sociale ku publikon dhe dokumentet e publikuar një ditë më parë nga “Ora News”, shprehet se Edi Rama e ka kthyer Rilindjen në një çerdhe të dënuarish, kriminelësh, hajdutësh e njerëzish me 700 emra.

“Po në gjithë atë Kuçovë, me njerëz aq të qetë, qytetarë e të kulturuar, si është e mundur që shkoi e gjeti një të dënuar që 17 vjeç mor aman?

Pa ia harruar bëmat si ish-drejtor i OSHEE-së apo edhe tenderat si kryetar i bashkisë këto 4 vite…

Që Edi Rama e ka kthyer Rilindjen në një çerdhe të dënuarish, kriminelësh, hajdutësh e njerëzish me 700 emra, u mor vesh, por që nuk arriti të gjente një kandidat të hajrit edhe në Kuçovë, kjo është ç’është”, shprehet Silva Caka.

silva caka kreshnik hajdari kuçovë

EMISIONET