FOTOLAJM/ Shqiptarët nisen nga Italia për të qenë nesër në shesh: T’i dalim Zot Shqipërisë!

Emigrantët shqiptarë të Italisë i bashkohen protestës së 11 shkurtit në Tiranë.
Në aeroportin e Fiumicinos në Romë një grup prej tyre me famuj shqiptarë dhe të Partisë Demoktratike po udhëtojnë këtë mbrëmje nga Roma drejt Tiranës.
Për RTV Ora e Ora Neës ata janë shprehur se kanë mbyllur javën e punës e janë nisur me avionin e fundit të linjës drejt Shqipërisë për të mos munguar nesër në manifestimin me thirrjen: “T’i dalim Zot Shqipërisë”.
Mungesa e së drejtës së votës, valë të reja emigrimi të shqiptarëve drejt botës perëndimore, vështirësitë ekonomike në të cilën ndodhen familjarët e tyre në qytete e komuna të ndryshme shqiptare, si dhe skandalet e shumta qeveritare që zbardhen çdo ditë e më shumë nga mediat shqiptare, janë për ta një shtysë dhe motiv i fortë për të sakrifikuar këtë fundjavë e për të qënë bashkë në sheshin e Tiranës me thirrjen “Të shpëtojmë Shqipërinë”.
Ka mes tyre punëtorë të thjeshtë, por dhe profesionistë e sipërmarrës që mbërrijnë në Shqipëri për të qenë në këtë mënyrë nesër një zë dhe faktor më shumë në domosdoshmërinë që Shqipëria ka për demokracinë e pluralizmin.



