Forcohet partneriteti me Emiratet, Rama ndan PAMJE nga vizita: Vendosen piketa të reja bashkëpunimi mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, pas një vizite zyrtare të cilën e cilësoi si një 'mikpritje të paharrueshme'.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë publikoi një album fotografik nga takimet, duke theksuar se janë vendosur 'piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë' mes dy vendeve.
“Dhe me FotoALBUMIN e një mikpritjeje të paharrueshme në Emiratet e Bashkuara, ku vendosëm piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në postimin e tij.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur partneriteti strategjik mes Tiranës dhe Abu Dabit ka shënuar rritje, veçanërisht në fushën e investimeve.

