Tusk paralajmëron: Paqja në Ukrainë nuk pritet së shpejti, Rusia mund ta zgjasë luftën deri në dimër

Tusk paralajmëron: Paqja në Ukrainë nuk pritet së shpejti,

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka vlerësuar se një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë nuk duket e afërt, ndërsa paralajmëroi se luftimet mund të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm.

Pas takimeve në Paris me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Tusk foli për situatën në front dhe për përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

Sipas kryeministrit polak, qëndrimi i Rusisë dhe politikës së udhëhequr nga Vladimir Putin e bëjnë të vështirë arritjen e një armëpushimi apo marrëveshjeje paqeje në një periudhë të shkurtër.

Tusk vlerësoi se aktualisht ekziston pritshmëria për një përshkallëzim të mëtejshëm të veprimeve ushtarake dhe se Moska mund të synojë vazhdimin e luftës të paktën deri në fillimin e dimrit.

Polonia përgatitet për sigurinë pas një marrëveshjeje
Në kuadër të përgatitjeve për sigurinë e Ukrainës dhe rajonit, Polonia planifikon të zhvillojë stërvitje ushtarake me trupa nga Franca dhe Britania gjatë vjeshtës.

Këto stërvitje do të jenë pjesë e përpjekjeve të koalicionit të vendeve aleate për krijimin e garancive të sigurisë për Ukrainën në rast të një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje.

 

EMISIONET