Fitoi Kavajën, Qosja i gatshëm: Ramës do t'i kërkoja bashkëpunim pa ngjyra politike

Kandiati i koalicionit Bashkë Fitojmë në Kavajë i cili fitoi me shumicë votash në zgjedhjet e 14 majit në një lidhje për RTV Ora në "Ora e Betit", Fisnik Qosja u shpreh se Ramës do ti kërkonte çfarëdolloj bashkëpunimi që do ti shërbente qytetarëve të Kavajës, pa ngjyrime politike.         

"E njëjta klasë politike që ka drejtuar shtetin 32 vite më përpara e njëjta e drejton dhe sot. Ndërkohë Kavaja ka treguar në të dyja rastet se si është e vërteta e si të ecim përpara. Në 30 ditë fushatë e gjithë makineria e pushtetit ishte në Kavajë.

Këtë e vuajtën shtabi dhe qyettarëte  Kavajës të cilët e treguan me votë. Jam krenar se gjatë fushatës kam prezantuar nëj program më të mirin në 32 vite e do ti përmbahen pikë për pikë atij programi. Unë e di që qytetarët e Kavajës nuk ta falin, nëse sjam i drejtë pas 4 vitesh marrë atë që mori kundërshtari im.

Unë i kërkoj Edi Ramës bashkëpunim për të mirën e Kavajës. Çfarëdolloj bashkëpunimi që i shërben Kavajës lam i hapur. Nuk më interesojnë ngjyrat politike, je i majtë apo i djathtë, dua çfarëdolloj bashkëpunimi për qytetarët e Kavajës," tha ai.

EMISIONET