Çfarë do të ndodhë me koalicionin BF? Neza: Humbja s'është arsye për të mos u bashkuar në 2025

Çfarë do të ndodhë me koalicionin BF? Neza: Humbja

Pas humbjes së pjesës më të madhe të bashkive në zgjedhjet e 14 majit, pyetja shtrohet se çfarë do të ndodhë me koalicionin Bashkë Fitojmë pas këtyre zgjedhjeve.

Gazetari Reldar Dedaj në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se pas humbjes në zgjedhje, PD dhe PL duket se janë bërë barrë për njëra-tjetrën.

"Sipas meje të dy këto grupime, dy partitë janë bërë barrë për njëra-tjetrën. Megjtihatë unë mendoj se Meta e ka mbyll ciklin e vet politik, edhe gjatë e kam parë ishte i vetmi kandidat që bënte vetëm deklarata për media. Nuk kishte as njerëz në terren. Madje filloi tani nga fundi fillloi të takonte kryetarë të PD dhe strukturat përkatëse. Nuk shoh një elektorat, u krijua për vende pune e për rroga. Mbaroi pushteti dhe ngeli një parti e vogël me ca familjarë. Nuk besoj se do të ketë një subjekt politik.

Sa i përket Berishës, kam një parashikim ogurzi që po e mban peng ringritjen e PD, por Berisha ëshët në standardin e vet. Problemi qëndron tek ata që do ta ndjekin pas," tha ai.

Ndërkohë Sami Neza u shpreh se humbja e zgjedhjeve të 14 majit, nuk është një arsye që të mos ketë një koalicion nga PD dhe PL në 2025.

Sami Neza: Kjo nuk është arsye të mos ketë një koalicion në 2025 duke patur parasysh shportën e votave që ka PL. Ajo ka një votë kombëtare që shkon deri në 120 mijë vota dhe një votë në Tiranë që shkon deri ën 50 mijë vota. Them se duhen bërë përpjekje të menjëhershme që PD të bashkohet, duke respektuar palët dhe nuancat e saj që janë mjaft ekstrem njëra me tjetrën. Nëse kjo sdo të ndodhë dhe do ngelen të dy palët në dorë të Gjykatave.

 

EMISIONET