Çështja McGonigal, deputetët e PD bllokojnë foltoren, Berisha flet nga Facebook: Rama të vijë në Kuvend! Nuk shpëton dot!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se vendi nuk do të ketë më paqe pa u zgjidhur çështja e hetimit të kryeministrit Edi Rama për lidhjet e dyshuara me ish-agjentin e arrestuar të FBI. Ky qëndrim pasoi një seancë kaotike në Kuvend, pasi shumica me vota rrëzoi kërkesën e demokratëve për mocion me debat me kreun e qeverisë që vetë nuk ishte i pranishëm.

Kërkesa e 16 deputetëve mbështetës të Berishës për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal solli kaos në parlament.

Enkelejd Alibeaj iu bashkua kudërshtarëve të tij brenda, duke akuzuar kreun e qeverisë.

"Ai njeri i cili është strumbullari i një skandali korruptiv, i cili ka disa ditë që vlon në Shqipëri, Amerikë dhe kudo, duhet të japë sqarime, së pari në parlament".

Ngjitja e Berishës në foltore i shoqëruar me disa deputetë solli masa të shtuara të Gardës, ndërsa akuzoi qeverinë për lidhje me oligarkun rus, mik i Vladimir Putin, Oleg Deripaska.

"Të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjern dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA. E dini ju se Deripaska i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare?"

Berisha theksoi angazhimin e Ramës për të sulmuar opozitën përmes MgGonigal.

"Akuzohet se ky njeri i pafytyrë, ka karakter, që ka shkelmuar interesat e vendit të tij, ka marrë porosi me para nga zyra e kryeministrit shqiptar për të hetuar lobimin e opozitës."

Në emër të mazhorancës, Taulant Balla e cilësoi kërkesën tentativë për të hequr vëmendjen nga hetimi i 21 janarit.

"Vjen në këtë moment për të shmangur vëmendjen nga faktet e reja tronditëse që kanë dalë lidhur me vrasjet shtetërore të 21 janarit."

Ndërprerja e fjalës për Berishën solli që ky i fundit por edhe deputetë të opozitës të vijonin fjalimet përmes facebook, ndërsa mazhoranca miratoi projektligjet.

“Nuk mund të ketë sot debat tjetër përveç këtij debati. Shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën. Edi Rama të vijë këtu të japë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA. Çfarë doni më shumë se kaq? A e dini kush ishte McGonigal, funksioni i tij, që i çuat ju paratë e kompanive të oligarkut rus. E dini ju se Deripaska i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare.A e dini ju se Damiani juaj është zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri".

Qëndrimet opozita i vijoi për mediet edhe jashtë Kuvendit.

"Nuk ka paqe në këtë vend pa u zgjidhur këto probleme. Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve."

Ndërsa përgjigjen për mungesën e Ramës në parlament e dha Taulant Balla për mediet.

"Kryeministri Rama ka një axhendë shumë më të ngjeshur."

Pavarësisht përplasjeve në parlament, opozita tashmë ka nisur diskutimet edhe për organizimin e protestës.

Çështja McGonigal, deputetët e PD bllokojnë foltoren,

agjenti i fbi charles mcgonigal kuvendi seanca plenare

EMISIONET