Ngjela: Rama nuk është i përfshirë me çështjen e McGonigal, ku i keni provat dhe faktet?

Në një intervistë për RTV Ora, avokat Spartak Ngjela u shpreh se në raport me çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, nuk ka fakte për përfshirjen e Ramës.  

Ai tha se për ish-zyrtarin  e FBI-së duhet pritur gjyqi, ndërsa theksoi se opozita bën fantazi duke thënë se meqë ka takuar Ramën dhe është bashkëpunëtor i tij.

Ngjela: Nuk ka asnjë fakt dhe provë, opozita në Shqipëri gjithmonë ka qenë me tregime letrare. Nuk ka folur me fakte. Nuk ka fakte. Nuk përmendet fare kryeministri, edhe pse e ka takuar atë. Trump ka takuar gjithë botën dhe sot është në proces penal, i takon në formë zyrtare. Fakti që e ka takuar nuk do të thotë se ka vjedhur. Nëse takoj një person që bie në burg, unë nuk jam bashkëpunëtorë.

Sa kam parë unë është një punonjës i lartë i FBI-së. Të shohim gjyqin. Këta dëgjoni ju, që thonë meqë ka takuar Ramën dhe është bashkëpunëtor i tij. Duhet parë se çfarë ligji është shkelur në lidhje me kapitalin. Unë dua fakte dhe i analizoj. Nga faktet ligjore nuk ka, nga gazetaria është gjë normale se janë për të shitur gazetën. Nuk ka një provë që tregon se ky ka pasur marrëdhënie biznesi me Ramën.

edi rama charles mcgonigal ngjela

EMISIONET