Vetëm 8 nga 52 deputetë morën pjesë në zgjedhje. Gjana: Ja sa kanë votuar deri tani
Vetëm 8 deputetë pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së Lulzim Bashës, shumica dërrmuese e deputetëve e bojkotojnë votimet e sotme.
Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari, janë të vetmit deputetë të PD që janë parë të votojnë sot në procesin për Kryetar të organizuar nga Lulzim Basha.
Të gjithë deputetët e tjerë të PD, përfshirë Gazment Bardhin apo Jorida Tabakun, e kanë bojkotuar këtë proces, duke e konsideruar si antistatutor dhe duke mbështetur vendimin e Këshillit Kombëtar të PD për anullimin e zgjedhjeve.
Kujtojmë që PD ka fituar 52 deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Deri ne oren 17:00 kane votuar 13700 demokrate, apo 54 %
Jemin Gjana, Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, ka dhënë deklaratë për mediat, pas përfundimit të procesit të votimit që u zhvillua ditën e sotme për kreun e ri të PD-së.
Gjana ka treguar se procesi ka qenë i rregullt, ku deri në orën 17:00, kanë qenë 13700 votues, me një situatë të qetë.
Ai gjithashtu ka treguar se ata që nuk kanë votuar, nuk kanë qenë dhe aq pak, sakaq, tregon se nuk është pranuar askush pa kartë.
Gjana: Me të dhënat e orës 17:00 shifra është diku te 13 700 votues, që do të thotë rreth 54 % pjesëmarrje.
Përgjithësisht ka qenë ditë e qetë.
Ne kemi lëvizur në terren, nuk ka pasur probleme. Ka qenë ditë e qetë votimesh dhe presim të ketë të dhëna më të mira, pasi tani pasdite ka pasur demokratë që i janë afruar qendrave të votimit.
Nga të gjitha të dhënat që kemi, ka patur një fluks jo të vogël individësh që kanë votuar. Kanë votuar individë me karta identiteti.
Nuk është pranuar askush pa kartë. Ku ka ende persona jashtë qendrave të votimit, do të lejohen të votojnë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazment Bardhi ka mbledhur “online” rreth orës 19:30 Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, dy ditë më parë, për të kundërshtuar zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.
Mbi këto motive, Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana e ka krahasuar Këshillin Kombëtar, si një shartim të ‘shalqirit’ dhe ‘kungullit’ për të dhënë një produkt pa shije.
Gjana: Nuk ka pasur Këshill Kombëtar të PD-së. Ai Këshilli Kombëtar i para tre ditëve, është sikur bostani që është në treg.
E keni kuptuar që shumë herë e kapim pa shije?! Se dhe në bimësi, te gjallesat dhe në shoqërinë njerëzore janë këto fenomene.
Ai është një Këshill Kombëtar, që ka shartuar bostanin me kungullin dhe pastaj ka dalë ai shalqiri. Nuk është Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ai.










