E PLOTË/ KAS rrëzon Berishën dhe Celibashin, pranon kërkesën e PD-së së Alibeajt për 14 majin

KAS i ka dhënë të drejtën Enkelejd Alibeajt të regjistrohet si parti në zgjedhjet vendore të 14 majit. Pas nënshkrimit të deklaratës solemne për zgjedhje të ndershme, dokumenti do ti paraqitet Ilirjan Celibashit për të vijuar procedurat, duke bërë kështu që selia blu të paraqitet me dy kandidatura të ndara. Anëtarët e Komisionit u ndanë në 4 vota pro dhe një kundër.

Pas 3 orë diskutimesh pesë anëtarët e Komisionit të Ankesave i kanë dhënë të drejtën Enkelejd Alibeajt që të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore.

Kushti u deklaruar nga Koli Bele do të jetë që nënkryetari i PD të nënshkruajë deklaratën solemne të parashikuar nga neni 64 i kodit zgjedhor.

Përmes saj ai do të angazhohet se nuk do të marrë pjesë në shitblerjen e votës, apo të marrë financime nga aktivitete kriminale si dhe të jetë pjesë e zgjedhjeve të ndershme.

Më herët përfaqësuesi ligjor i demokratëve Endrit Sefa ka deklaruar se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar, por se një forcë politike ka organizim të brendshëm dhe nuk është detyrim ta paraqesë dokumentin në gjykatë.

Kjo edhe për vetë faktin se janë në një proces gjyqësor me grupimin e Berishës.

Tashmë Alibeaj do të duhet të dorëzojë pranë Ilirjan Celibashit dokumentin e firmosur e më tej të regjistrojë kandidatët për kryetar dhe këshilltar në të 61 bashkitë e vendit.

Nga ana tjetër Berisha do të regjistrohet në koalicion, ku dhe pritet që emri i tij të hiqet nga partitë përbërëse.

Debatet në KAS: 

KAS shqyrtoi sot ankimimin që grupi i Enkelejd Alibeajt i ka bërë vendimit të KQZ, që vendosi që mos të futen në zgjedhje pa plotësuar deklaratën solemne nga kryetari i partisë, që në gjykatë rezulton ende Lulzim Basha.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Alibeajt, Indrit Sefa ka parashtruar para KAS të gjithë argumentet ligjorë, përmes së cilave kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ, për mos regjistrimin e tyre në zgjedhje.

Sefa u ndal në autorizimin e lënë nga Basha para se të jepte dorëheqjen për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Sefa tha ky autorizim iu jep atyre tagër që të bëjnë kërkesën për regjistrim në zgjedhje.

"Në dy pika, pika e parë është që sipas interpretimit të komisionerit, pretendon se nuk është mjaftueshëm i qartë autorizimi sa i përket datës specifike të zgjedhjeve. Ngatërron dy lloj e autorizimeve, i posaçëm dhe i përgjithshëm. I posaçëm është për një veprim konkret, në këtë rast kemi të bëjmë me autorizim të përgjithshëm. I ka të gjitha tagrat. Kjo nuk duhet të kishte përbërë arsye për të refuzuar regjistrimin e PD-së. Autorizimi i pretenduar si jomjaftueshëm qartë, i referohet zgjedhjeve vendore 2023 sipas datës që do caktonte presidenti i republikës. Ai autorizim vlen për çfarëdolloj date. Autorizimi i jep tagra të përfaqësuesve për të bërë të gjitha kërkesat për regjistrimin e PD pranë KQZ”, tha Sefa.

Ai tha se vendimi i Celibashit ka qenë i gabuar për shkak se thotë e deklaratën solemne duhet të kishte firmosur kryetari personalisht. Sipas juristit kryetari i partisë nuk firmos asnjëherë personalisht.

“Pika dytë ka të bëjë me deklaratë solemne që komisoneri pretendon se është e domosdoshme, detyrës për të bërë regjistrimin. Në përmbajtje të deklaratës dhe formulimit që është miratuar për deklaratën solemne, përcaktohet fare qartë që lëshohet në emër të subjektit, është përgjegjësia që merr përsipër subjekti. Kryetari i firmos si pasojë e detyrës që ai ka si drejtues i partisë, partinë politike mund të përfaqësojë kryetari, mund t’ia lënë kompetencat sekretarit. Sipas interpretimit që bën komisoneri, duhet ta firmosë me patjetër kryetari. Komisioneri i bën një interpretim të gabuar dispozitës. E merr si angazhim personal të kryetarit të partisë. Kryetari i Partisë nuk e firmos si individ personal asnjë dokument”, tha Sefa.

Ai gjithashtu u shpreh se Komisioneri i Zgjedhjeve ka bërë gjykime personale.

"S'ka asnjë kompetencë që të shqyrtojë mënyrën se si funksionon së brendshmi Partia Demokratike", tha Sefa.

Nga ana tjeter, përfaqësuesi i PD-së që njeh si kryetar Sali Berishën, Ledio Nuraj ka parashtruar në KAS argumentet përmes së cilave kërkon regjistrimin e PD-së së Berishës në zgjedhje. Nuraj tha se nuk ka ende një vendim të formës së prerë, pasi sipas tij vendimit të apelit do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Nuraj tha se Celibashi ka bërë rolin e gjykatësit.

“Kemi paraqitur brenda afatit dokumentacionin për regjistrimin e PD me kërkues kryetarin Berisha. Kemi pritur të bëhej regjistrimi, është marrë në shqyrtim dokumentacioni, jemi dëgjuar, kemi paraqitur provat, gjatë relatimit dhe vendimit kemi ngelur të shtangur pasi komisoneri në zbatim të rolit dhe funksionit që i ka ngarkuar kushte dhe kodi zgjedhor ka bërë rolin e një gjykate. Gjatë gjithë debatit, kemi parë që aty është arsyetuar dhe janë diskutuar dokumentacione që ne si kemi paraqitur të ardhura nga një burim tjetër, në bazë të atyre dokumentacione. Keni të bëni me dokumentacione që s’kanë vlerë ligjore. Komisioneri ka kompetencën të bëjë hetim mbi faktet dhe dok e paraqitura. Ne jemi të bindur se PD e Berishës s’duhej të ishte regjistruar për zgjedhjet vendore, duke anashkaluar një dokumentacion të plotë të saktë dhe me legjitimitet nga anëtarësia”, tha ai.

Nuraj u ndal edhe në dokumentet që kanë depozituat grupi i Alibeajt. Nuraj thotë se autorizimi i nënshkruar nga Lulzim Basha nuk ka më vlerë ligjore, pasi një vërtetim e ka vlerën deri në tre muaj. Ndërkohë, për deklaratën solemne ai tha se është kompetencë e kryetarit dhe jo subjektit, për këtë arsye kërkoi që këto dokumente mos të merren në shqyrtim.

“Në bazë të statutit të miratuar në kuvendet e mëparshme, ka qenë e drejtë e kandidatëve që të mund të mblidhnin kuvendin. Mbledhja e 11 dhjetorit është një vendim i ligjshëm që ka ardhur nga ¼ e delegatëve që do ta quajmë vetëmbledhje të kuvendit për të rregulluar ato problematika që ishin shfaqur në PD. Ai kuvend prodhoi organe të reja, mori disa vendime në lidhje me jetën dhe funksionim e partisë, simbolin, vulën, logon dhe ka bërë shkarkimin e Bashës, ky vendim kaloi edhe me referendum nga anëtarësia në lidhje me miratimin e vetëm kësaj pike.

Të gjitha këto akte i janë parashtruar gjykatës së Tiranës për të bërë pasqyrimin e regjistrin e partive politike. Pati një vendim nga gjykatat e rrethit gjyqësor në tiranë, është ende në fuqi, pavarësisht se presupozohet për vendime të gjykatës së apelit, por ende s’ka marrë fuqi zbatuese pasi është e drejta e ankimit dhe do ankimohet në gjykatën e lartë për rekurs. S’duhet të pranohen provat e palës tjetër, një autorizim i nënshkruar para një viti nga një kryetar i dorëhequr dhe përcaktonte se ca do ndodhte pas një viti, një vendim i gjykatës që ende s’ka marrë formë të prerë. Një vërtetim e ka vlerën deri në tre muaj, pas tre muajsh në çdo institucion që ta marrim, nuk pranohet nga askush dhe të kthehet mbrapssh. Nuk ka as numër protokolli, mund të kemi edhe elementë të një dokumenti të falsifikuar doja që të s’kualifikohej si provë. Deklarata është një kërkesë e ardhur, si një sugjerim i organizmave q ë kanë 32 vjet që monitorojnë zgjedhjet. Është përgjegjësi individuale, nuk është e drejtë që mund të delegohet”, tha Nuraj.

PYETJE-PERGJIGJET

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ-së Indrit Sefa u pyet sot nga njëri prej anëtarëve të KAS se pse nuk është zëvendësuar Lulzim Basha në krye të PD kur ka një vit që ka dhënë dorëheqjen.

“Ligji e thotë shprehimisht se çdo kërkesë për ndryshimet në Statutin e PD-së depozitohen në gjykatë.  Nuk është zgjedhur kryetari i ri i PD-së i Partisë Demokratike.  Statuti thotë se kryetari i partisë i cakton detyra në fusha të ndryshme përmes një autorizimi. Në mungesë të këtij autorizimi Sekretari i përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar që komandon nënkryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Pra, zonja Tabaku refuzoi të marrë përsipër këtë detyrë kur u mblodh Këshilli Kombëtar për ta komanduar. Në këtë rast nuk kishte alternativë dhe Këshilli ishte i detyruar të zgjidhte njërin.  Pra për këtë arsye ne nuk e kemi regjistruar. Kryetari i ri duhet të ishte zgjedhur më ‘një anëtar, një votë’”, iu përgjigj Sefa.

Një tjetër pyetje që e ka shqetësuar KAS-in në KQZ është se në rast se Partia Demokratike do të regjistrohej cili do të ishte emri i vendosur si kryetar në fletën e votimit.

Përfaqësuesi i PD-së zyrtare Indrit Sefa tha se do të ishte emri i Enkelejd Alibeajt, ndërsa përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj tha se: “Zëvendësoni emrin e Lulzim bashës me atë të Berishës. Dhe fleta e votimit të dilte automatikisht me kryetar dhe do të rregullohej i gjithë konflikti që ka ardhur para jush për t’u zgjidhur”.

EMISIONET