Meta: Votë ndëshkuese për Vorën në 14 maj, kishte 4 kryetarë, por nuk bënë asnjë rrugë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar në Facebook pamje nga Domja ku duken rrugët e lënë pas dore dhe të shkatërruara.
Meta shkruan se duhet votë ndëshkuese për korrupsionin e frikshëm të Bashkisë Vorë që në 4 vjet ka ndërruar 4 kryetarë, por nuk ka ndërtuar rrugë.
Meta: Këto pamje katastrofike të rrugëve në Domje janë një kushtrim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 Majit dhe për të dërrmuar me votë ndëshkuese korrupsionin e frikshëm të Bashkisë Vorë që në 4 vjet ka ndërruar 4 kryetarë, por s'ka investuar dot për rrugët e Domjes ku banon një komunitet shumë i madh me njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë që nuk paguajnë taksa për të jetuar në baltë!

