E thotë Dumani: SPAK është model në rajon dhe më gjerë, ka përmbushur pritshmëritë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka raportuar para Këshillit të Lartë të Prokurorisë ditën e sotme për veprimtarinë e organit që drejton gjatë vitit 2022.
Në fjalën e tij Dumani tha se SPAK është një model sukses për mënyrën sesi heton pasuritë dhe për efektshmëritë, duke përmbushur besimin.
Dumani: Unë kam qenë edhe në aktivitetet ndërkombëtare dhe Shqipëria është model. Kur i referohen Shqipërisë i referohen SPAK-ut, që është një model. Është model për mënyrën sesi si heton, për teknikat që përdor në një hetim pasuror dhe për efektshmërinë.
Në rajon nuk bëhet fjalë, sepse nuk kemi asnjë të ngjashëm, por edhe më gjerë. Në raporte thuhet se SPAK ka përmbushur pritshmëritë.

