Dule apel Alibeajt për t’u bashkuar: Fitojmë shumicën në këshilla dhe bashkitë e vendit
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule flet nga Korça në lidhje me zgjedhjet e 14 Majit dhe koalicionin e Opozitës së Bashkuar.
Dulke shprehet i bindur se ky koalicion shumë i gjerë, do të garantojë fitoren në shumicën e këshillave bashkiakë dhe në bashkitë kryesore të vendit.
Intervista
Pyetje: Koalicion i tkurrur në zgjedhjet e 14 Majit?
Është koalicion shumë i gjerë, i cili nga ana teknike do garantojë fitoren në shumicën e këshillave bashkiakë dhe në bashkitë kryesore të vendit. Bashkitë e mëdha janë prioritetet e mëdha, por kjo nuk do të thotë se ne nënvlersojmë bashkitë e vogla.
Sali Berisha shkon pa logo në këto zgjedhje?
Ne në një formë të gjithë po shkojmë pa siglat tona pasi i rëndësishëm është koalciioni që do të garantojë fitoren. Siglat partiake nuk janë në plan të parë, sesa sigla e bashkimit për fitore.
Alibeaj po futet në garë për të fituar, apo për të qenë patericë e Ramës?
Nuk jam i aftë të jap leksione askujt, qytetarët na kanë rezervuar vendin e opozitës dhe ne duhet të reagojmë si opozitë e unifikuar. Përtej ndasive personale e partiake kjo është ndjesia ime politike një kandidat përballë maxhorancës.
Alibeaj bën thirrje për Bashkim si e shikoni?
Nuk duhet të funksionojmë me fragmete, por në bashkësi, nuk duhet që opozita të përjashtojë askënd për t’u vendosur kundër PS. Besoj se jam i qartë, bashkimi nuk ka adresim nominal, bashkimi quhet bashkim kur të gjitha pjesët t’i unifikosh bashkë.