Transporti falas, Berisha: Këlliçi, kandidati më i shkëlqyer për Tiranën. E falënderoj për premtimin që bëri

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me të rinjtë e FRPD-së që u mbajt në selinë blu, deklaroi se Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës.

“Ne vendosëm sistemin e primareve dhe sot kandidojmë me 61 kandidatë, me në krye Belind Këlliçin, kandidatin tonë të shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës.

Ata nuk janë më kandidatët e kryetarit dhe kryesisë, por janë kandidatët e votës së lirë dhe kjo ka shndërruar një ndryshim shumë të madh në qëndrimin tonë dhe qëndrimin e shoqërisë shqiptare ndaj nesh.

Transporti falas, Berisha: Këlliçi, kandidati më i

Ju falënderoj që keni ardhur të mbështesni Belind Këlliçin. Tirana ka nevojë jetike për ndryshim. Unë do u jap vetëm 2-3 tregues të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare.

Sot Tirana është në 10 qytetet më të ndotura të planetit. Sot Tirana është ndër 10 vendet me shërbimin shëndetësor më të shkatërruar në planet.

Tirana i ka sot këto, sepse ka një falls-kryebashkiak. Nëse do bënit, vizatonit, përshkruanit kryebashkiakun aktual që do dorëzojë së shpejti detyrën, ai është prototipi i një personazhi fake. Por ai është edhe një vjedhës dhe hajdut i pamëshirë i qytetarëve të Tiranës”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha do ta falënderonte Këlliçin për premtimin që ai bëri për transport publik falas në Tiranë.

“Unë e falënderoj Këlliçin për premtimin që bëri para jush. Transporti falas ishte, mendoj unë, premtimi më i guximshëm, më i domosdoshëm, premtimi që do ndikojë në buxhetin e të gjitha familjeve.

Por nuk do ndikojë vetëm në buxhetin, por edhe në shëndetin të gjitha familjeve. E thamë që Tirana është ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, sepse këtu trafiku është organizuar me principin se si të udhëtohet më ngadalë, se si njerëzit të thithin sa më shumë gazra toksike.

Do pakësohet numri i atyre që përdorin mjetet personale për të shkuar në punë, sepse do përdorin mjetet publike. Tirana nuk është më e varfra, nuk është ndër dhjetë vendet e fundit në botë, por është më e vjedhura.

Unë dua ta përgëzoj zotin Këlliçi për këtë premtim solemn me një impakt shumë të madh për jetën e Tiranës. Unë kam besim se me programin e tij do të sjellë një revolucion të vërtetë dhe se qyteti do vendoset në shinat e një qyteti normal dhe me perspektivë”, theksoi kryedemokrati Sali Berisha.

sali berisha belind këlliçi këlliçi frpd

EMISIONET