Meta në Njësinë 9: Fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji, jetesa është bërë e papërballueshme
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shgporehet i bindur se qytetarët e Tiranës e duan ndryshimin dhe për këtë do të votojnë më 14 maj.
Kjo sepse, thotë Meta, ata kanë arsye pasi kostoja e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo, thotë ai, po i detyron të rinjtë të emigrojnë.
“Rrugëtimi ynë drejt 14 Majit është i pandalshëm.
Qytetarët e Tiranës duan Ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.
Duhen ndryshime të mëdha në sistem, duhen punë të reja në nivelin lokal dhe atë qendror.
Por fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji.
Dje ishim në njësinë nr. 9 në Tiranë, e do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë, në mënyrë që zgjidhja e shqetësimeve të tyre të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak. Bashkë Fitojmë!”, thekson Meta.