Nga Londra në Vlorë/ Nga përjashtimi i Lelit, tek 100-vjetori i Flamurtarit, Rama mbledh Asamblenë e PS-së

Kryeministri Edi Rama mbërrin në Vlorë ku pritet të nisë një takim me Asamblenë e PS Vlorë.

Mësohet se temë e diskutimit me socialistët e Vlorës do të jenë pikërisht fushata zgjedhore për garën e 14 majit dhe arsyet e tij për mos kandidimin e Dritan Lelit për kryetar të kësaj bashkie.

Dy janë emrat që përfliten deri tani në Vlorë për kandidat në zgjedhjet e 14 majit: Ermal Dredha dhe Fate Velaj, të cilët do të diskutohet në mbledhjen e sotme.

Sa i përket agjendës, Rama pas takimit me PS-në e Vlorës,  do të marrë pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e klubit sportiv Flamurtari.

Nga Londra në Vlorë/ Nga përjashtimi i Lelit, tek 100-vjetori i

Ndërkaq, shefi i selisë rozë gjatë mbërritjes në teatrin “Petro Marko” është shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së, Blendi Klosi dhe deputeti socialist Vullnet Sinaj.

edi rama ps

EMISIONET