DËSHMIA E PLOTË PËR “PARTIZANIN”/ Ruli: Si qeveri ishte e planifikuar që pronat t’ua kthenim pronarëve! Vendimi për privatizimin u mor nga Mediu

Në seancën e sotme në GJKKO për aferën partizani, me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe të tjerë, dëshmoi ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, roli i të cilit ka qenë kryesor për privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.

Ai ka qenë aty që ditët e para që Berisha mori pushtetin në vitin 2005 dhe së bashku me ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu filluan procedurat e privatizimi në kohë rekord.

Një hap i rëndësishëm ishte kalimi në qeveri i ndryshimeve në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke e vendosur këtë strukturë nën kontrollin e plotë të Kryeministrit Berisha dhe duke ndryshuar disa kushtet për privatizime.

Para togave të zeza të GJKKO, Ruli tha se iu bind programit të qeverisë që kishte në plan që pronat t’ua kthente pronarëve.

SEANCA

Millonai: Kur ishit ministër Ekonomie?

 

2005-2012?

Ministria e Ekonomisë është përfaqësues i Shtetit, pronar civil. Asnjë kontratë që ka të bëjë me pronat shtetërore nuk mund të firmoset veçse nga Ministria e Ekonomisë. Ka kompetencë për supervizionimin e procedurave të privatizimit.

Per klubin sportiv “Partizani”, sa procese ka pasur?

Kanë qenë një klub apo dy?

Që janë dy klube e kam dëgjuar tani në media. Ne si politikan i bindemi dhe programit të qeverisë. Partia Demokratike kishte marrë angazhimin se do shikohej çështja e pronarëve të pronave shtetërore.

Pas ’91-it dhe pas ’97-ës nuk u ezaurua dhe ne e kishim prevaliznën për t’i dhënë mundësi pronarëve.

Prona ishte e njohur. U ishte njohur e drejta e parablerjes. Në muajt e fundit qeveria nuk bënte dot privatizime.

Privatizimi po bëhej, por pa konsideruar interesat e pronarëve.

Ju kam thënë pronarëve se nuk do ecim shpejt se ka komplikime procedurale.

Prandaj periudha 2006-2008 është një periudhë që u bënë një sërë ndryshimesh të akteve ligjore e nënligjore.

Sa ishin klube “Partizani”?

Një.

Nga ishit në dijeni se e kishin fituar pronarët?

Nga pronarët, por dhe nga subjekte që interesoheshin.

Pronarët Begeja dhe Bekteshi, a Bektashi, e shumë të tjerë, në letra janë shumë.

Këto mbiemrat i mbaj mend nga shkresat. Edhe pronari i klubit në atë kohë, Albert Xhani. Dy herë i ka thënë se ky proces do shkojë në favor të pronarëve.

E di se e kishit filluar procedurën me para, por do shkojë tek pronarët.

Edhe juve (Xhanit) parcelë ndërtimi do ta bëni.

Takimet janë bërë në zyrë.

Ka qenë nëpunësi im gjithmonë prezent. Ka mundësi Moza Vokshi.

Millonai: Bëhet fjalë për dy klube, atë të futbollit dhe atë të shumë-sportëshit.

Mbaj mend se përmendej sport-klub “Partizani”, s’kam dëgjuar dy emra.

Që në muajin e parë të qeverisjes 2005, unë u bëra letër gjithë ministrive që të dorëzonin inventarin e pronave shtetërore që kishin, si dhe dokumentet e pretendimet e privatëve me to që të nisnim me procesin e kthimit të pronave.

Mediu është përgjigjur i pari. Vendimin e merrte ministria që e zotëronte pronën, kurse në vijonim me procedurën.

Millonai: Ministri Mediu privatizimin nëntor 2005, kurse juve në 2007-ën e keni miratuar. Pse kjo kohë?

Ka qene dhe moria e procedurave dhe kurtheve në vendime të ndryshme. Sot mund të ketë ritme satelitare, kurse në kohën tonë donte vite.

Ne e kishim në program tua kthenim ish-pronarëve.

Millonai: Keni pasur komunikim me Ministrinë e Kulturës për pallatin shumë-sportesh?

Keni propozuar VKM për miratimin e strukturës dhe nivelin e pagave për disa institucione.

Me problemet e procesit të privatizimit. E kishim premtuar të ecnim shpejt, por e komplikuar dhe kam kërkuar që institucionet të kishin nga një punonjës për t’i ndjekur.

Se propozimin e ka pasur Ministria e Financave.

Millonai: VKM 195 e vitit 98, ishte ndërprerë aktiviteti që ushtronin këto klube?

Nuk më kujtohet. Ne nuk ishim kreu i kishës në procesin e privatizimit. Ne i merrnim të mirëqena ato që na dërgonin. Diçka të suksesshme e funksionale nuk do dërgohej për privatizim. Ne i besonim dikasterit që dërgonte dosjen.

A ishin të regjistruara këto prona si shtetërore?! Shteti as sot nuk i ka të regjistruara pronat e veta.

Mund të kenë qenë vetëm një pjesë e vogël me hipotekë.

Millonai: Bëtë verifikim nëse ishin të regjistruara këto prona?

Unë jam ministri. Nuk i bëj unë verifikimet. Unë besoj se kam pasur punonjës të mirë që duhet t’i bënin verifikimet.

Ju kujtohen procedurat e privatizimit?

Në çdo rast duhej të vinte propozimi nga ministria që e kishte pronën e që gjykonte që duhej privatizuar. Ajo pronë ishte denigruar e shkatërruar dhe donim ta përshpejtonim që të ruhej dhe ajo pak vlerë që kishte.

Ne ngrinim komision vlerësimi që do bënte vlerësimin sa ishte vlera e pronës. Kjo ne rastet kur rezervohej e drejta e parablerjes. Me vinte shkresa që ishte miratuar.

Millonai: Në vijim ka ndodhur një ndryshim i ligjit për sportin ku përcaktohet se objektet sportive mund të jepeshin vetëm me koncesion, nuk mund të privatizoheshin.

Nuk më kujtohet. Duhej të ishte bërë që në ’95-ën, se pronat sportive duhej privatizoheshin.

Millonai: Ligji ndryshoi në tetor 2007 që të jepej me koncesion pa ndryshuar destinacionin.

Ju në 2008-ën keni miratuar privatizimin kur ligji e kishte të ndaluar. Duke qenë se nuk e mban mend dëshmitari. Juve mund ta jepnit këtë miratim nëse ...

Hallkë penguese nuk bënë. Do i jepej pronareve.

Millonai: Nga Ministria e Financave është kërkuar të informohej nëse ambientet sportive e kishin ende statusin?

S’e mbaj mend se do jetë bërë në nivel drejtorie. Ka qenë Ministria e Mbrojtjes që e çoi për privatizim.

Millonai: Pango në 2008-ën ka kërkuar vendim për ndryshimin e ligjit të sporteve. Ju kujtohen ndryshimet e nenit 31?

Me çfarë lexoj sot ajo që është ndryshuar, ishte vonë, duhej të ishte ndryshuar më parë. Them që është bërë me vonesë.

Millonai: Në dhjetor 2008 nga ana juaj drejtuar Këshillit të Ministrave një projekt vendim për ndryshimin e pagesës për objektet në privatizim, ju kujtohet?

Nësë është ajo e bonove, sërish jemi me vonesë. Që në ‘910in, shteti kishte gjithë pronën publike. Kishte një mori të shpronësuarish, kishte të përndjekurit që kërkonin një shpërblim dhe shteti krijoi letra me vlerë e bono privatizimi.

Bonot e privatizimit i përfituan dhe qytetarët e zakonshën që u konsideruan si kontribues në pronën publike. Privatizimi me bonot rriti vlerën deri në 180% të pronave.

Ne kemi pasur premtim elektoral dhe qeveritar se do kthenim bonot e thesarit e se prioritet do kishin ish-pronarët.

Pse u bë në 2008-ën?

Se atëherë u krijua mundësia. Në historinë qeveritare ka gjithmonë rastësi, por nuk do të thotë se ka diçka pas saj.

Në ’95-ën ka qenë 100% me bono thesari.

Ministri i Financave kërkonte të ishte me cash dhe prandaj u dakordësua që 30% cash dhe tjetra me bono thesari.

Millonai: Ministria e Punës urdhër dhe ministri i Mbrojtjes urdhër për kalimin kapital të objekteve dhe ndërmarrjeve e institucioneve shtetërore. Deri në zhvillimin e ndërtimeve. Keni pasur komunikim me Ministrinë e Punës?

Millonai: Për Agjencinë e Kthimit të Pronave, ju keni propozuar të jetë në varësi të Kryeministrit dhe emërimi nga Këshilli i Ministrave me propozim të Kryeministrit. Janë krijuar grupe pune për ndryshimin e këtij ligji. Për dhënien e mendimit. Keni marrë pjesë në hartimin e akteve ligjore?

S’më kujtohet. Do ketë qenë diçka nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Millonai: Olldashi ka propozuar të ishte në varësi të ministrit të Drejtësisë. Pse juve ishit për tek Kryeministri, jo te ministri?

Të ishin struktura më të centralizuara.

Kur i keni njohur të pandehurit?

Sali Berishën e njoh nga dhjetori ’90-të.

Jamarbrin kam idenë tek studentet e dhjetorit e kam fiksuar. Xhimin e njoh si çun Tirane. Andia Pustina e di që ka qenë nëpunëse tek Ministria e Ndërtimit, e kam takuar në korridore.

Gjyzari: Unë fillimisht ju drejtova që në ditët e para të shtatorit gjithë ministrive. Se një nga detyrat e programit të privatizimit e duhet t’i japim prioritet. Kush ishte statusi i tyre kush ishin pronarët.

Nga Mediu më vjen Mediu se klubi “Partizani” ishte jashtë planit të shpërndarjes, por na jep një vendim. I them e keni juve kompetencë nëse do e mbani ose jo. Mediu pastaj kthen përgjigje se do e privatizonin.

EMISIONET