Anëtarët e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë

Anëtarët e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut

Anëtarët e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut zhvilluan një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, me qëllim njohjen nga afër të kushteve, sfidave dhe nevojave të fëmijëve që qëndrojnë në këtë institucion.

Gjatë vizitës, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e vuri theksin te rëndësia e garantimit të të drejtave të të miturve, trajtimi dinjitoz i tyre dhe krijimi i mundësive për rehabilitim dhe riintegrim të suksesshëm në shoqëri.

Tabaku tha se “çdo fëmijë meriton mbështetjen e nevojshme për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke nënvizuar se përgjegjësia e institucioneve nuk kufizohet vetëm në zbatimin e ligjit, por edhe në sigurimin e edukimit, kujdesit dhe perspektivës për zhvillimin e tyre”.

Sipas Tabakut, rehabilitimi dhe edukimi duhet të jenë në qendër të politikave që lidhen me të miturit, në mënyrë që institucionet të kontribuojnë në formimin dhe integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

Vizita shërbeu gjithashtu për të evidentuar nevojat dhe sfidat me të cilat përballen institucionet që trajtojnë të miturit, si pjesë e angazhimit për forcimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe përmirësimin e kushteve të tyre.

EMISIONET