Dosja e FBI, Çullhaj: Rama është goditur në imazh, s'ka media botërore që si ka përmendur emrin paralel me McGonigal
Politologu, Florian Çullhaj, i ftuar në "Ora e Betit" tha se me hetimin e FBI, kryeministri Rama është goditur rëndë në pikën e tij të dobët, imazhin.
Sipas tij drejtësia ka rastin të provojë se nuk është e kapur.
Çullhaj: Rama ka natyrën që duke pranuar këto skandalet e mëdha i amortizonte. Por ja që shprehja e tij në Davos 'karma është bushtër' ju kthye kundra. Ka përdorur logjikën rubla rubla duke tentuar të denigronte opozitën. Rama ka bërë lojën që unë po shkoj të hetoj për Bashën meqë Basha është ngacmuar nga paratë ruse? Por si,me çmjet? Hetim të shtruar në një logjikë totalisht antiligjore. Përdor të gjithë mekanizmat antiligjorë për të goditur opozitën shqiptare, kur kjo shkon në FBI, imagjinoni se çfarë ka ndodhur në Shqipëri këto 10 vjet. Rama është goditur në pikën e dobët e tij të imazhin, komunikimin, nuk ka pasur media botërore që nuk ka përmendur paralel emrin e personit të FBI me të. Nëse drejtësia do të tregojë se nuk është e kapur ka rastin ta tregojë këtë radhë. Mjafton të marrin dosjen.