"Do ti bie bilbilit, vendi po shkon në greminë", Spaho: Rama ka përdorur para për të eleminuar opozitën
Edmond Spaho deputet i PD-së në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se abuzimet e kësaj qeverie janë brenda dhe jashtë vendit.
Sipas tij "Vendi ndodhet në një pikë kritike" dhe ajo çfarë bëjën opozita është mospajtimi me këtë situatë qoftë përmes protestave qoftë dhe duke i rënë bilbilit në parlament.
Edmond Spaho: Vendi ndodhet në një pikë kritike. Nuk mjaftojnë skandale brenda vendit, abuzimet me fondet, mungesa e alternativës por duhej dhe nja skandal ndërkombëtar ku përfshihet dhe SHBA. Kryeministri ka përdorur para të jashtëligjshme dhe të ligjshme për të eleminuar opozitën. Duke kapur ish kryetarin e PD-së që e kapi duke i mbyllur gjyqin dhe duke shpallur non grata zotin Berisha. Është detyrë e opozitës që të mos lejojë të mos flejë të mos pranojë skandale të tilla. Në këtë mënyrë po organizojmë protesta por dhe luftë në parlament. Në parlament nuk zhvillohet seancë normale. Unë protestoj politikisht. Nëse rregullorja thyhet pse i bie bilbilit po kushtetuta pse nuk thyhet kur nuk lejohet ngritja e komisionit për çështje të caktuara? Rregullorja ka afat.
"Ne kemi të drejtën tonë, është çështje kombëtare, duhet të jenë të gjithë të shqetësuar. Nuk më vjen zor ti bie bilbilit me orë të tëra, por t'ju vijë zor, pseudopolitikanëve, pseudointelektualëve, pseudoanalistëve që nuk ju vjen zor për abuzimet që bëhen, që nuk reagojnë. Vendi është në atë pikë që po shkon në greminë., tha ai.