Dita e 30-të e protestës/ Eurodeputetja greke, Vula Tsetsi: Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse shitet vendi tek të huajt!

Dita e 30-të e protestës/ Eurodeputetja greke, Vula Tsetsi: Nuk ka

Vula Tsetsi: Sot keni 30 ditë protestë dhe prej jush ajo që po ndodh nuk njihet vetëm në BE, por edhe më gjerë dhe urime! Çdo gjë që kërkoni është falë jush, sepse nuk mbroni vetëm natyrën tuaj. Shqipëria nuk është në shitje!

Ju po mbroni të drejtat tuaja, dinjitetin tuaj, shtetin tuaj, zgjerimin në BE. Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin tuaj. 90% prej jush besoni në projektin e BE-së dhe këtë duam ta nderojmë.

Duam që Komisioni Europian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të heqë dorë!Gjithashtu duhet të bëjmë një apel te miqtë tanë socialdemokratë sepse Rama është me socialdemokratët. Miqtë tanë atje duhet të zgjohen dhe t’ju mbrojnë. Ndaj mos u dorëzoni, çdo ditë është një ditë fitoreje! Jo vetëm për demokracinë, por për ju edhe për ne, sepse Shqipëria duhet të jetë në BE.

 

EMISIONET