Maresca dhe largimi nga Chelsea, Manchester City tregon versionin e tij, trajneri: Kërkoj ndjesë…

Pas komunikatës së ashpër të Chelsea që fliste për largimin e Marescas jo pa polemika, vjen kundërpërgjigjja e Manchester City. Ky i fundit përmes një komunikate për shtyp dha versionin e tij të fakteve në lidhje me lamtumirën e Enzo Marescas nga klubi londinez.
‘Mund të konfirmojmë se në vjeshtën dhe dimrin e 2025, kur Maresca ishte ende trajner i Chelsea, u zhvilluan bisedime të rezervua mes disa përfaqësuesve të Manchester City dhe Enzo Maresca në lidhje me mundësinë e kthimit të tij të Citizens si trajner i përkohshëm nëse Guardiola do të linte pankinën-theksohet në komunikatën e Manchester City-e pranojmë deklaratën e Chelsea në lidhje me kontekstin me të cilin u largua Maresca nga klubi. Por njohim edhe kontekstin me të cilin u dha autorizimi për diskutimet dhe pranojmë edhe se largimi i tij në mesin e sezonit pati një impakt negativ te sezoni i Chelsea. Në momentin që u arrit akordi me Enzo Maresca, Manchester City dhe Chelsea arritën në një marrëveshje mes tyre sipas së cilës, Chelsea do të përfitojë një dëmshpërblim’.
Vetë Enzo Maresca u prononcua për mënyrën sesi u menaxhua largimi i tij.
‘Në fund të muajit dhjetor, mora vendimin e vështirë për të lënë Chelsea-tregon Maresca-vendimi ishte vetëm i imi. Dorëheqja nga pankina e Chelsea më hapi rrugën për t’u bashkuar me Manchester City. E pranoj se largimi në mes të sezoni i shkaktoi probleme klubit dhe kërkoj ndjesë për këtë. Nuk ishte as dëshira dhe as qëllimi im. Të gjithë te Chelsea më trajtuan shumë mirë dhe së bashku arritëm shumë suksese dhe krijuam kujtime që do t’i mbaj me vete. Falenderoj klubin, pronarët dhe tifozët për mundësinë që më dhanë’.

