Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë, plagosen tetë persona

Të paktën tetë persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në një platformë nafte të operuar nga kompania shtetërore Petroleos de Venezuela (PDVSA), në shtetin Apure të Venezuelës.
Sipas burimeve lokale, të lënduarit u transportuan në Kolumbinë fqinje për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar edhe video që tregojnë pasojat e shpërthimit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e incidentit, ndërsa kompania PDVSA nuk ka reaguar ende ndaj kërkesave për koment mbi ngjarjen.
Autoritetet pritet të nisin hetimet për të zbardhur rrethanat e shpërthimit.
