Një muaj protestë në shesh/ Bylykbashi: Ndjehet reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes, kërkesat morën nuanca politike

E ftuar në emisionin "Drejt" në Ora News, deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, komentoi protestën që po zhvillohet prej gati një muaji, duke theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve ka pësuar rënie.

Sipas Bylykbashit, protesta ka nisur si një reagim qytetar për mbrojtjen e mjedisit dhe kundërshtimin e projektit në Zvërnec, por me kalimin e kohës ka marrë edhe karakter politik.

"Jemi thuajse në një muaj që protesta ka nisur dhe ka pasur një qëndrim konsistent të qytetarëve në shesh, por ndjehet një reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes", u shpreh ajo.

Deputetja socialiste tha se, ndonëse protesta vazhdon të konsiderohet qytetare, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është një kërkesë tërësisht politike.

"Qytetarët kanë të drejtë të artikulojnë pakënaqësitë e tyre, por kërkesa e parë për dorëheqjen e kryeministrit është qartësisht politike", deklaroi Bylykbashi.

Ajo shtoi se protestuesit kanë ngritur gjatë këtyre javëve edhe shqetësime të tjera që lidhen me qeverisjen dhe problematika të ndryshme që, sipas saj, pasqyrojnë pakënaqësi të caktuara të qytetarëve.

Aulona Bylykbashi:Protesta në fakt tashmë ka bërë shumë ditë. Jemi thuajse në një muaj që ka filluar dhe ka një qëndrim konsistent të qytetarëve në shesh, vetëm se ndjehet një reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes.

Sigurisht që kjo protestë, ashtu siç e dimë të gjithë, nisi si një protestë me kërkesa ndaj mbrojtjes së mjedisit, ndaj projektit të Zvërnecit dhe rrugëtimi i saj tregoi që mori disa nuanca të tjera dhe, pavarësisht se e kemi diskutuar protestë qytetare dhe të gjithë vazhdojmë t'i referohemi si protestë qytetare, në fakt kërkesat, duke nisur që nga kërkesa e parë e dorëheqjes së kryeministrit, është një kërkesë tërësisht politike.

Sigurisht që qytetarët kanë të drejtë të artikulojnë, por përgjithësisht kërkesat qytetare lidhen me nevojën e tyre për të shprehur pakënaqësi të caktuara në raport me qeverisjen, ashtu siç në fakt ata që janë pjesë e qytetarëve brenda atij grupimit të protestës, i kanë shprehur vazhdimisht gjatë këtyre ditëve, gjëra që lidhen.

PER ME SHUME NDIQNI EMISIONIN E PLOTE:

EMISIONET