Denoncoi gjobëvënien e McGonigal, Berisha: Rama i vendosi edhe gjobë 500 milionë Ylli Ndroqit

Sali Berisha ka vijuar denoncimet për aferën "McGonigal" duke thënë se pjesë e skemës ka qenë edhe mbështetja për Lulzim Bashën në krye të PD. Berisha tha se pas denoncimit të gjobave të vendosura nga ekipi famëzi i McGonigal, bizneset e Ylli Ndroqit, edhe pse të konfiskuara nga shteti, janë gjobitur ditët e fundit me 500 milionë lekë.

Sali Berisha iu rikthye edhe njëherë akuzave të forta ndaj kabinetit të kryeministrit Edi Rama për lidhjet me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal.

"Denoncoj qëndrimet e Edi Ramës, që do ketë fatin e McGonigal. Asnjë manovër, asgjë nuk do e shpëtojë atë para ndëshkimit ligjor për aktin e shëmtuar, korruptimin dhe rekrutimin në një akt armiqësor ndaj SHBA dhe NATO-s të kryezbuluesit të SHBA. Në një akt antikushtetues të shkatërrimit të opozitës shqiptar. Askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Koha ka ardhur, që të gjithë të përfshirët në aferën McGonigal, direkt apo indirekt, të dalin përpara drejtësisë”, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha.

Berisha u ndal edhe tek presionet e ekzekutivit ndaj medias, konkretisht ndaj pronarit të televizionit Ora News.

Ai  bëri me dije se pas denoncimit që biznesmeni Ylli Ndroqi bëri ndaj shantazheve të dyshes Duçka-Neza, kompanitë e tij të konfiskuara nga shteti janë gjobitur me 500 milionë lekë.

 “Pas aktit të guximshëm të biznesmenit Ylli Ndroqi për të denoncuar gjobëvënësit, njerëzit më të afërt të Edi Ramës, mafiozët Duçka-Neza, për të denoncuar kërcënimet e tyre se ky refuzon të paguajë gjobën, pas këtij akti, sipërmarrjes së tij të konfiskuar në mënyrën më antiligjore, Edi Rama urdhëron t’i vendosë edhe 500 milionë të tjera gjobë para dy ditësh.

Lideri i opozitës vijon të ashpësojë tonet ndaj mazhorancës teksa ka vijuar ftesën e tij për të gjithë shqiptarët për tu bërë pjesë e protestës kombëtare të 3 marsit.

EMISIONET