Dënimi i sulmeve terroriste nga Hamasi, Shqipëria abstenon pr/rezolutën e paraqitur nga Rusia në OKB

Dënimi i sulmeve terroriste nga Hamasi, Shqipëria abstenon

Shqipëria ka abstenuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, rezolutën e Rusisë në lidhje me armëpushimin humanitar në Gaza.

Shkak është bërë mosfutja në rezolutë e çështjeve kritike, siç janë edhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo.”, thuhet në reagimin e MEPJ.

EMISIONET