Kryebashkiaku i zgjedhur i Mirditës, takim falenderimi. Në krah tij Ndocaj: Rama e mori gomarin dhe e çoi në Tiranë

Kryebashkiaku i ri i zgjedhur nga vota e 14 majit në Mirditë zhvilloi një takim falenderues me bashkëpunëtorët mëngjesin e sotëm në Rubik.

Albert Melyshi i garantoi se do të punojnë sëbashku për zhvillimin e Mirditës.

"Më keni dhënë forcë në këtë garë, i falenderoj të gjithë për mbështetjen maksimale. Do të jem përditë në mes të mirditorëve. Do bëjmë më të mirën për demokratët dhe Mirditën".

Kryebashkiaku i zgjedhur i Mirditës, takim falenderimi. Në krah tij

Krah tij u shfaq edhe ish-deputeti i PS, Eduart Ndocaj.

"Jam i bindur që ka për të pasur sukses. Fondet nuk i ndal dot askush. Hera e parë që ka folur drejt kryeministri është kur tha se nuk duam djalë të mirë se nuk e kam me e martu, por ky është i martuar dhe ka një familje të mrekullueshme. E kam sjellë një gomnar të mirë që mban,tha. Ai gomarin e mori për dore dhe e ka çuar në Tiranë. Melyshi ka për të qenë kandidati më i suksesshëm në Shqipëri."

zgjedhjet e 14 majit albert melyshi eduart ndocaj

EMISIONET