Deklaratat e Ramës, Tabaku: Po përdorin burimet shtetërore për votën, ligji s'e lejon. Kujtohet një herë në dy vite për ekonominë

Deklaratat e Ramës, Tabaku: Po përdorin burimet shtetërore

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se qeveria kujtohet një herë në dy vjet për ekonominë e shtresave si pensionistët, punonjësit dhe familjet.

Tabaku thekson se u dëgjua për pagën minimale, shpërblimet e pensionistëve dhe kufirin e pataksueshëm vetëm këto ditë në kuadër të situatës parazgjedhore.

Sipas saj, Kodi Zgjedhor nuk lejon asnjë politikë taksash të re përpara zgjedhjeve dhe veprime të tilla nga ana e qeverisjes, ndërsa tha se këto metoda janë perfeksionuar për të përdorur burimet shtetërore për votën.

"Pensionistët, punonjësit, familjet e kushdo të mbajë frymën se një herë në dy vjet mendon qeveria e pakicës për to! Mbasi kishim një vit pa dëgjuar e folur askush nga qeveria për ekonominë këto ditë si i takon periudhës parazgjedhore dëgjuam për pagën minimale, për kufirin e pataksueshëm dhe për shpërblimin e pensionisteve!

Si fillim; Kodi Zgjedhor nuk lejon asnjë politikë taksash të re përpara zgjedhjeve; asnjë mbështetje financiare shtesë; asnjë shpërblim i cili e lidh votuesin/qytetarin me shtetin dhe në historinë e 10 viteve të fundit këto metoda janë perfeksionuar për të përdorur burimet shtetërore për votën!

Se dyti; buxheti i shtetit është kthyer në një letër pa vlerë që ndryshon sa herë i teket qeverisë duke humbur çdo koncept planifikimi; strategjie e vizioni! Çdo vit 44 përqind e buxhetit shpenzohet në dhjetor; 50 përqind e të ardhurave mblidhet në dhjetor e si rregull buxheti ndryshon të paktën 6 herë!

Së treti; po, çdo parti politike e ka në program rritjen e pagës minimale, ky besoj është qëllimi i politikës të të rrisim nivelin e jetesës; të krijojë e të prodhojë ekonomia por që kjo të ndodhë rritjen e pagës duhet ta drejtojë tregu jo politika e zgjedhjet!

Paga minimale duhet të rritet bazuar në një llogari ekonomike se sa është produktiviteti, sa është niveli pagave në treg; e jo të bazohet në qëllimet elektorale.

Rritja e pabazuar e pagës minimale do të rrisë informalitetin, si taksa progresive e si shumë politika të tjera të këtyre viteve! Do të rrisë akoma më shumë inflacionin për ato që e kanë të pamundur të mbijetojnë do të ketë efekt me të lartë; do rrisë kostot te biznesi dhe mbi të gjitha do të marre 16 mln euro më shumë nga shtresa e mesme (paga minimale është reference për pagesat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe për pagat me të larta).

Prandaj çdo politikë e tillë duhet bazuar në treg! Po në një ekonomi që nuk prodhon, që ka model zhvillimi ndërtimin; që nuk ka garë e meritokraci në punët publike; në një ekonomi që ka nxitur e rritur pabarazinë është e tepërt të kërkosh normalitet. Cdo politike duhet të jetë e bazuar në atë që kërkon tregu; dhe jo në fitimin e garave imagjinare me rajonin, i cili ka kohë na ka lënë pas!", deklaron Jorida Tabaku.

paga minimale jorida tabaku rama edi rama qeveria tabaku kodi zgjedhor pensionet

EMISIONET