Debatet/ Osman Mula, Berishës: Opozitën po e bëjnë 3-4 gazetarë, ndërto një senat me njerëz të zotë

Debatet/ Osman Mula, Berishës: Opozitën po e bëjnë 3-4

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Osman Mula, ka shprehur kritikat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha pas mbledhjes së zhvilluar sot në selinë blu.

Mula u shpreh përmes një letre se opozitën po e bëjnë 3-4 gazetarë që “nuk kanë asnjë borxh”, ndërsa u shpreh se demokratët janë të ndarë me një “elektorat të lodhur”.

Ai iu drejtua drejtpërdrejt Berishës duke i thënë se sot demokratët janë të braktisur, ndërsa i kërkoi që të dalë e t’u thotë këtyre të fundit cili është projekti i ardhjes në pushtet.

Mula i kërkon Berishës po ashtu të ndërtojë një “senat me njerëz të zotë, intelektualë”, pasi sipas tij këta të fundit nuk futen për interesa personale.

"Edhe oponencën po na e bëjnë 3 a 4 gazetar qe s’na kane asgjë borxh por po e bëjnë thjesht për kurajon e tyre qytetare. Një bravo të madhe.

Nejse kalojmë në hallet tona. Ne kemi shumë gjera të papërcaktuara. Të ndare, me një elektorat të lodhur i cili ka humbur besimin me te drejte ,pa shprese dhe pa pune te cilët nuk kane me dhe besim!

E majta i ka te gjithë institucionet, të gjitha pushtetet bile dhe një pjese të PD të organizuar me të gjithë data-bazat bile dhe tonin e dimë se sa luge kemi ne shtëpi. Tani Edi e sheh veten si udhëheqës global sheh ëndrra si Caplini ne rolin e Hitlerit që sillte nëpër këmbë globin botëror.

Mire po dhe ne nuk po shohim qe po hynë a dalin diplomat apo parti si motra, që të flasim për investimet e të nesërmes. Çfarë presim? Gjithçka na staniacion. Japim deklarata, flasim ne parlament na thonë mbylleni jeni non-grada etj.

Ne sot jemi të braktisur doktor. Dilni dhe thojini demokrateve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet cili do jete emri, bashkëbisedimi si Foltorja pasi seriali i dyte pas foltores ishte i dobët doktor.

Po të jap një sugjerim doktor meqë jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndërto një senat me njerëz të zotë. Me intelektual akademik historian juristë, psikolog, se këta nuk futen për interesa vetjake për t’u bërë deputet", ka thënë Osman Mula.

EMISIONET