Debat në "Drejt" për emigrimin, Dedaj: Po të kem një shans iki nesër; Pëllumbi: Të presin në Gjermani, shko!

Gazetari Reldar Dedaj dhe deputeti socialist Arben Pëllumbi debatuan në stuydion e "Drejt" lidhur me emigrimin e shqiptarëve.

Dedaj: Modeli ekonomik i Tiranës ka shkatërruar jo vetëm Tiranën por gjithë Shqipërinë. Ka 850 mijë banorë. Keni krijuar oligopole në ekonomi, nuk ka konkurrencë të lirë. Tre oligarkë shkatërrojnë prodhimin vendas. I ke çmimet si askund, rrogat katastrofë. Ku është prodhimi vendas?

Pëllumbi: Çmimet i rregullon tregu. Lëndët e para vijnë nga jashtë dhe i ke të shtrenjta. Ne nuk kemi ndryshuar çmimin e energjisë elektrike, si rajoni.

Dedaj: Ju nuk njihni shtet, as ligj, asgjë. Këtu ka vetëm një parti, prandaj i keni fituar betejat.Njerëzit janë shumë të zgjuar prandaj e ka braktisur këtë vend rinia. Edhe unë po të kem një shans nesër iki.

Pëllumbi: E ke, të presin në Gjermani shko.

drejt zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET